LAJME

Artikull

Nënshkrimi i një protokolli të ri për transportin rrugor mes Bullgarisë dhe Kosovës

Premte, 10 Nëntor 2023, 19:30

Nënshkrimi i një protokolli të ri për transportin rrugor mes Bullgarisë dhe Kosovës

Madhësia e shkronjave

Takimi i radhës i komisioneve të përbashkëta ndërmjet Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë homologe të Bullgarisë është finalizuar me nënshkrimin e një protokolli i cili nënkupton shtimin e kontingjentit të lejeve (600 më shumë për vitin e ardhshëm) për transportin rrugor mes dy vendeve.
Udhëheqësi i delegacionit te MMPHI-se, Drejtori i Departamentit te Transportit Rrugor Xhemë Veseli, duke ju referuar te dhënave respektive të shpalosura nga përfaqësuesit e Doganave te të dyja vendeve, ka falënderuar homologen bullgare Tsvetelina Ilieva-Yordanova për bashkëpunimin e treguar nder vite në segmentin e transportit dhe infrastrukturës duke e vlerësuar ketë si sektorin bazë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. 
Delegacioni në kuadër të kësaj vizite është pritur edhe ne Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, ku Ambasadori Haxhi Bajraktari duke vlerësuar punën e komisioneve, tha se indikatorë si ky i rritjes së numrit të lejeve për transport janë treguesit më të mirë të rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë.
Pjesë e takimit të komisioneve të përbashkëta kanë qenë edhe Diplomati i ARKSS-së Bujar Deskaj, Nazmi Gashi nga MMPHI si dhe përfaqësuesit e Doganave të Republikës Kosovës, Sali Hoda dhe Fisnik Visoka.
Lexoni më tepër: 

Publikoi / Publikuan: БНР екип