LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Britania e Madhe do të bashkëpunojnë në luftën kundër migracionit të paligjshëm

Hënë, 13 Nëntor 2023, 16:38

Bullgaria dhe Britania e Madhe do të bashkëpunojnë në luftën kundër migracionit të paligjshëm

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Deklaratë për zgjerimin e bashkëpunimit” në luftën kundër migracionit ilegal К nënshkrua nga ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov dhe ministri britanik për migracionin, Robert Xhenrik, në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” në kufirin tonë me Turqinë. “Ne e arritëm këtë marrëveshje pas rreth dy muajsh punë intensive në lidhje me atë se si të kundërshtojmë kalimin e varkave, motorëve dhe aksesorëve për to që nuk i plotësojnë standardet evropiane”, tha Stojanov, duke shpjeguar se bëhet fjalë për varkat me fryrje, me të cilat transportohen emigrantët përtej kanalit të La Manshit nga Franca për në Britaninë e Madhe. Sekuestrimi i këtyre mallrave, të cilat po kalojnë tranzit përmes vendt tonë, filloi një muaj e gjysmë më parë, njoftoi korrespondentja e BNR në Haskovo, Dora Atanasova.