LAJME

Artikull

Jemi duke punuar në lidhjen e transportit të Ballkanit në të gjitha drejtimet

Martë, 14 Nëntor 2023, 07:42

Nikollaj Denkov

Nikollaj Denkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria vazhdon të punojë në mënyrë aktive me fqinjët e saj për të zhvilluar transportin, energjinë dhe lidhjet digjitale. Për të forcuar lidhjen midis vendeve, ne duhet të ndërtojmë plotësisht Korridorin nr. 8, tha Kryeministri Nikollaj Denkov në Forumin e 20-të Ekonomik të Vjenës. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Komisioneri Evropian për Ekonomi Paolo Gentiloni, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës - Dimitar Kovaçevski dhe Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministrat e Moldavisë dhe Malit të Zi - Dumitru Alaiba dhe Nik Djeloshaj. Denkov vuri në dukje se po punohet për lidhjen e porteve kryesore veriore greke të Selanikut, Kavallës dhe Aleksandropolisit me portet bullgare në Detin e Zi dhe në lumin Danub dhe kjo do të ndihmojë zhvillimin e të gjithë rajonit të Ballkanit, shtoi kryeministri.