Martë 14 Nëntor 2023 09:14
Martë, 14 Nëntor 2023, 09:14
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në Sofje po mbahet Takimi i Dytë Kombëtar i Shoqatës “Distiluar në Bullgari”. Ajo përfaqëson më shumë se gjysmën e prodhuesve të vajrave esenciale. Kryetari i shoqatës, Pllamen Nikollov, tha për BNR se ata janë "një degë shumë e zhvilluar që sjell fitime, angazhon njerëz dhe është shumë aktive në vendbanimet e vogla". Trëndafili mistik është vetëm një pjesë e vogël e kulturave dhe ekstrakteve të vajit esencial të prodhuar.
Vendi është distiluesi më i madh i livandës në botë. Përpunohen gjithashtu bar blete, shtërmeni, kamomili, bari mijëfletësh (Achillea millefolium), ku eksportet kryesore janë në SHBA, Evropë dhe Lindjen e Largët.
"Industria jonë është e pastër. Ne punojmë vetëm me ujë dhe avull", theksoi Nikollov dhe shtoi se shoqata insiston që të miratohet ligji për vajrat esenciale për të garantuar pastërtinë dhe sigurinë e tyre.
Publikoi / Publikuan: БНР екип