KULTURË

Artikull

Shënohet zyrtarisht përvjetori i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë

Mërkurë, 15 Nëntor 2023, 05:05

Shënohet zyrtarisht përvjetori i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në Sofje shënohet solemnisht jubileu i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë - organizata më e vjetër e shkrimtarëve në Evropë. Festimet solemne janë nën patronazhin e presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev.
Më 15 nëntor në Kopshtin e Qytetit përpara Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” hapet ekspozita “110 vjet Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë”. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe recitali i poetëve, veprat e të cilëve janë përfshirë në antologjinë poetike "Sofja - ari i fjalëve", botim i Shtëpisë Botuese të Lidhjes "Shkrimtari bullgar".

FOTO: Съюз на българските писатели

Më 16 nëntor, festimet vazhdojnë me një seminar me pjesëmarrjen e shkrimtarëve nga jashtë me temën "Trajektoret ndërkombëtare të letërsisë bullgare". Kulmi i jubileut është festimi në Sallën “Ceremoniale” të Klubit Qendror Ushtarak.
Foto: BTA, Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë