Artikull
Biznesi kërkon sërish dëmshpërblim për rrymën më të shtrenjtë
Mërkurë 15 Nëntor 2023 09:02
Mërkurë, 15 Nëntor 2023, 09:02
Dobrin Mitrev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ndërmarrjet me intensitet të lartë, që shfrytëzojnë shumë energji elektrike në Bullgari kërcënohen të kufizojnë ose të mbyllin prodhimin për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike. Në buxhetin e vitit 2024 nuk ka para për kompensimin e energjisë për bizneset, për spitalet, shkollat, kopshtet etj. d.m.th. përdoruesit jo shtëpiak. Këtë e tha për BNR Dobrin Mitrev, kryetar i Dhomës së Tregtisë Bullgare. Në një letër drejtuar autoriteteve, dhoma deklaroi se Komisioni Evropian propozoi zgjatjen e masës së përkohshme të krizës për ndihmën shtetërore deri më 31 mars 2024 ose deri në fund të vitit 2025, për shkak të një rritjeje të re të pritshme të çmimeve të energjisë elektrike. Biznesi këmbëngul që të mbetet mekanizmi për kompensimin 100% nga Fondi i Sigurisë së Sistemit të Energjisë Elektrike për çmimet më të larta se 100 euro për megavat orë ose të kontraktohet me qeverinë një mekanizëm tjetër të ngjashëm.
Publikoi / Publikuan: БНР екип