LAJME

Artikull

Nuk ka të dhëna për sulme ndaj uzinave ushtarake, tha ministri i mbrojtjes

Enjte, 16 Nëntor 2023, 07:42

Todor Tagarev

Todor Tagarev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Për shkak të luftës në Ukrainë, depot ushtarake dhe bazat për ruajtjen e armëve dhe municioneve kanë mbrojtje të shtuar fizike. Po krijohen edhe sisteme të monitorimit të zjarrit, deklaroi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në përgjigje të pyetjes së deputetit Ivajllo Mirçev. Tagarev urdhëroi masa më të rrepta në ndërmarrjet publike pas shpërthimeve në depon e municioneve të kompanisë private "EMKO" afër Karnobatit. Është i forcuar kontrolli i punës me eksploziv, armë dhe municione, aksesi dhe siguria e objekteve të kompanive, për të parandaluar “aksidentet dhe incidentet e prodhimit”, shkruan ministri. "Nuk ka të dhëna për atentat apo tentativë për atentat kundër TEREM", thekson Tagarev duke iu përgjigjur pyetjes a ka të dhëna për "atentate të kryera në fabrikat ushtarake bullgare". Mirçev nuk specifikon se çfarë lloj atentatesh dhe në cilat fabrika bëhet fjalë.