Artikull
Një regjisor dhe producent bullgar në Los Anxhelos prezantoi filmin e tij në Akademinë Amerikane të Filmit
Enjte 16 Nëntor 2023 09:43
Enjte, 16 Nëntor 2023, 09:43
FOTO: Konsullata e Përgjithëshme
Madhësia e shkronjave
Anëtarët e Akademisë së Filmit në SHBA panë filmin "Límite" të regjisorit bullgar Georgi Nikollas. Shfaqja u realizua në kuadër të fushatës për çmimet "Oskar", njoftoi në Facebook Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Los Anxhelos.I pranishëm në aktivitet ishte edhe konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Los Anxhelos, Bojko Hristov, i cili i uroi suksese regjisorit dhe filmit të tij. Nikollas është gjithashtu autor i skenarit. Filmi “Límite” i regjisorit të talentuar Georgi Nikollas tregon një histori magjepsëse të frymëzuar nga ngjarje reale. Bashkëproducente është bashkëshortja e regjisorit, aktorja Elica Boneva. Muzika është e Penka Kuneva
Publikoi / Publikuan: БНР екип