Artikull
Përplasje e paprecedentë mes policisë dhe protestuesve në Sofje
Premte 17 Nëntor 2023 08:15
Premte, 17 Nëntor 2023, 08:15
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
33 policë u plagosën gjatë protestave të tifozëve futbollistikë para stadiumit kombëtar gjatë kualifikimeve evropiane mes Bullgarisë dhe Hungarisë. Disa u shtruan në spital, njoftoi drejtori i Policisë Metropolitane, Ljubomir Nikollov. Një minibus i “Policisë Bashkiake” u dogj dhe u dëmtuan dhjetëra makina policie. Dëme u shkaktuarnnë shumë makina të qytetarëve në qendër të Sofjes dhe në infrastrukturën e qytetit. U ndaluan 33 protestues, mes tyre edhe të mitur. Nuk ka forcë policore në botë e cila të lejojë vandalët të shkatërrojnë. Nëse nuk do të kishim përdorur topa uji, do të kishte shumë të lënduar të pafajshëm dhe do të kishte më shumë dëme, tha Nikollov. Sipas policisë, përplasjet janë një shkelje e paprecedentë e rendit publik me agresion të rëndë dhe rrezikshmëri të lartë. Në kohën e tensionit, protestues ishin më shumë se 4000 ndërsa policët e mobilizuar 1500.
Publikoi / Publikuan: БНР екип