LAJME

Artikull

Për shkak të mosfunksionimit të parlamentit, vota e mosbesimit ndaj qeverisë mbetet

Premte, 17 Nëntor 2023, 09:18

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Parlamenti nuk mblodhi kuorum për punë. Seanca e radhës u caktua për 22 nëntorin. Deri atëherë mbetet pezull rivotimi i mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Nikollaij Denkov, për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.
Lideri i GERB-it Bojko Borisov komentoi se GERB-SDS nuk janë ata që do të sigurojnë kuorumin.  Ne mbështesim kabinetin nëse bën gjërat e duhura, shtoi politikani.
Ndërkaq, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përmes një letre drejtuar Borisovit kërkoi një takim për të diskutuar politikat dhe projektet prioritare për zhvillimin e Sofjes, njoftoi koordinatori nacional i GERB-it, Nikolla Nikollov.