Artikull
Fotografi Mirosllav Cvjatkov prezanton jetën nga ana tjetër e botës
Shtunë 18 Nëntor 2023 05:05
Shtunë, 18 Nëntor 2023, 05:05
Foto: Bashkia Sevlievo
Madhësia e shkronjave
Banorët dhe mysafirët e Sevlievos mund të vizitojnë ekspozitën "Pamje nga ana tjetër e botës". Ekspozita dhe autori i saj, Mirosllav Cvjatkov, me origjinë nga Veliko Tërnovo, vizituan qytetin për të zbuluar detaje rreth natyrës, florës, faunës dhe punës së shkencëtarëve bullgarë dhe të huajve në ishullin Livingston. Janë paraqitur edhe materialet hartografike të arkipelagut të Ishujve Shetland Jugor, Antarktidës Perëndimore.
Fotografi Miroslav Cviatkov është pjesëmarrës në ekspeditën e 25-të dhe 26-të bullgare në Antarktidë dhe në ditët deri në fund të nëntorit do të mbajë disa takime edukative dhe informative me nxënësit e qytetit Sevlievo.
Ekspozita mbështetet nga Bashkia e Sevlievos, Instituti Bullgar i Antarktikut dhe Qendra Kombëtare për Kërkime Polare.
Lexoni më tepër:
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип