LAJME

Artikull

Holanda i kërkoi Komisionit Evropian një raport për Bullgarinë

Hënë, 20 Nëntor 2023, 09:05

Holanda i kërkoi Komisionit Evropian një raport për Bullgarinë

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Holanda kërkoi zyrtarisht nga Komisioni Evropian një mision shtesë në Bullgari për mbledhjen e fakteve, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Misioni lidhet me veton e mbretërisë për pranimin e Bullgarisë në Shengen. Kryeministri në detyrë Mark Rjute theksoi shprehimisht se ai pret nga misioni një raport objektiv dhe jo "të ëmbëlsuar" mbi sundimin e ligjit. Komisioni Evropian deklaroi edhe një herë se Bullgaria dhe Rumania përmbushin kërkesat për anëtarësim në Shengen.
Lajmi vjen përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Holandë më 22 nëntor. Sipas sondazheve, partia e djathtë “Kontrata e Re Sociale”, e cila kundërshton zgjerimin e BE-së, është favoritja. Është i paqartë qëndrimi i partisë së “Apelit të Krishterë Demokratik”, e cila është afër favoritit.