LAJME

Artikull

Dy procedime për dhunë policore pas ndeshjes Bullgari-Hungari

Hënë, 20 Nëntor 2023, 14:11

Dy procedime për dhunë policore pas ndeshjes Bullgari-Hungari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Prokuroria e Qarkut të Sofjes hapi dy procedura paraprake për dhunë policore gjatë trazirave të protestës së tifozëve të futbollit jashtë stadiumit gjatë ndeshjes futbollistike Bullgari - Hungari më 16 nëntor, njoftoi zëvendëskryeprokurorja Maria Pavllova. Të dy janë për lëndime trupore, në një rast bëhet fjalë për një ankesë nga i dëmtuari, në rastin e dytë - një prokuror u referua vet mbi bazë të publikimeve mediatike.
Kujtojmë se ndeshja e futbollit në stadiumin kombëtar të Sofjes u zhvillua pa publik. Në të njëjtën kohë, rreth stadiumit, tifozët protestuan kundër Bashkimit Bullgar të futbollit dhe gjendjes së futbollit bullgar. Ndërsa protesta u përshkallëzua, u plagosën 19 tifozë dhe 5 policë. 38 persona u arrestuan për vandalizëm.