Martë 21 Nëntor 2023 09:14
Martë, 21 Nëntor 2023, 09:14
FOTO: FIDE
Madhësia e shkronjave
Shahistet bullgare fituan titullin ekipor evropian në kampionatin në Budva të Malit të Zi, njofton BNR. Nurgyull Salimova, Antoineta Stefanova, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva arritën suksesin më të madh në historinë e kombëtares për femra, duke fituar në raundin e fundit me 2.5:1.5 pikë ndaj kampiones së deritanishme Gjeorgjisë.
Në dërrasën e parë, ish-kampionia e botës Antoaneta Stefanova fitoi me figurat e bardha ndaj Bella Hotenashvilit, në dërrasën e dytë nënkampionia Nurgyull Salimova barazoi shpejt me Nino Baciashvilin dhe në të katërtën Bellosllava Krësteva humbi nga Sallome Melia.
Gërgana Pejçeva siguroi suksesin përfundimtar të skuadrës bullgare pasi në dërrasën e tretë fitoi një dyluftim mjaft të kontestuar në lëvizjen e 83-të me të bardhët kundër Lella Javakashvili.
Publikoi / Publikuan: БНР екип