Artikull
Fermerët kërcënuan me protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministrit të bujqësisë
Martë 21 Nëntor 2023 12:14
Martë, 21 Nëntor 2023, 12:14
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pesë organizata profesionale në bujqësi këmbëngulën për pagimin e menjëhershëm të ndihmës së pamarre për efektin mbi fermerët dhe blegtorët bullgarë nga importi i produkteve bujqësore nga Ukraina, transmetoi reporterja e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Veselina Millanova.
Të pakënaqurit njoftuan se të enjten organizojnë një marsh proteste që nga Ministria e Bujqësisë dhe deri te Këshilli i Ministrave në Sofje me shpresën se kryeministri Nikollaj Denkov do të njihet me problemet e tyre dhe me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të bujqësisë dhe ushqimeve Kirill Vëtev. Kjo u bë e qartë në një konferencë të posaçme për shtyp në godinën e Agjencisë Telegrafike Bullgare /BTA/ të organizuar nga organizatat e degës me titull "Të kundërshtojmë shkatërrimin e bulmetit tonë dhe prodhimin e perimeve në serrë".
Sipas tyre, mbështetja financiare nga shteti është e pamjaftueshme dhe blegtoria bullgare po vdes, vetëm në 10 muajt e fundit kanë falimentuar 48 ferma lopësh dhe përpunimi i qumështit për katër muajt e fundit në vendin tonë është ulur me 13 mijë tonë, sipas statistikave të organizatave të mbarështimit të kafshëve.
Sipas ministrit të bujqësisë Kirill Vëtev, po protestojnë pikërisht fermerët e mëdhenj që marrin më së shumti para, raportoi gazetarja e BNR Veselina Millanova.