Artikull
Pas një mungese 66-vjeçare, kurrilla gri u kthye në Bullgari
Martë 21 Nëntor 2023 12:46
Martë, 21 Nëntor 2023, 12:46
FOTO: FB / Balkani.Wildlife.Society
Madhësia e shkronjave
Kurrilla gri (Grus grus) bën fole përsëri në vendin tonë pas një mungese 66-vjeçare. Ajo ka zgjedhur si shtëpi Kënetën e Dragomanit. Kjo u bë e ditur nga Shoqata për Kafshët e Egra “Ballkani” pas një sërë vëzhgimesh nga Shoqata dhe Fondi Botëror për Natyrën (WWF).
Në verën e vitit 2022 u regjistrua një grup familjar me dy të rritur dhe dy zogj të vegjël, të cilët u kthyen këtë pranverë. Në maj, zogjtë e rinj zhduken dhe është gjithnjë e më e vështirë për t’u dalluar të rriturit, gjë që është normale kur çifti ruan folenë, vezët dhe të vegjlit. Më 11 qershor të këtij viti, ekspertët dokumentuan të parën kurrillën gri të sapoçelur në Bullgari që nga viti 1957. Arsyeja e zhdukjes së specieve nga fauna e vendit është shkatërrimi i ligatinave, të cilat ofrojnë kushte të përshtatshme për ushqim dhe rritje të pasardhësve.
Publikoi / Publikuan: БНР екип