Artikull
Procedim disiplinor për 3 punonjës policie pas protestës së tifozëve të futbollit
Martë 21 Nëntor 2023 13:31
Martë, 21 Nëntor 2023, 13:31
Ministri Kalin Stojanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pas protestës kundër kryesisë së Unionit Bullgar të Futbollit, u nis një procedim disipilor për shpërdorim të detyrës ndaj tre nëpunësve në polici - një komandant departamenti dhe dy oficerë të lartë policie, të cilët janë shkarkuar nga detyra. Ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov, deklaroi në një konferencë se nuk pranon asnjë formë dhune – as kundër civilëve, as ndaj policëve, informoi gazetari i BNR, Nikollaj Hristov. Kushdo që ka ushtruar dhunë do të hetohet dhe do të mbajë përgjegjësi, u shpreh kategorik ministri dhe përgëzoi policët që e bënë detyrën me profesionalizëm gjatë protestës. Stojanov mbështet propozimin e kryeministrit Nikollaj Denkov për një analizë të plotë të rasteve individuale të dhunës gjatë protestës kundër Unionit Bullgar të Futbollit më 16 nëntor 2023, me qëllim parandalimin e tyre në të ardhmen.