SPORT

Artikull

Fitore dërrmuese e skuadrës kombëtare bullgare të futbollit të të rinjve ndaj Estonisë

Mërkurë, 22 Nëntor 2023, 08:43

Fitore dërrmuese e skuadrës kombëtare bullgare të futbollit të të rinjve ndaj Estonisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja bullgare e futbollit për të rinj deri në 21 vjeç ka arritur një fitore vendimtare ndaj ekipit mysafir të Estonisë me rezultat 6:0, transmeton BTA. Me suksesin e tyre, “luanët” u ngjitën në vendin e tretë të renditjes me 9 pikë nga gjashtë ndeshje.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Dy golat e parë i shënoi Georgi Nikollov, i treti - Stanisllav Shopov, i katërti Asen Mitkov, i pesti Georgi Nikollov dhe i gjashti Roberto Raiçev në minutën e 88-të.
Në ndeshjen e radhës futbollistët bullgarë do të përballen me skuadrën polake më 23 mars 2024.