SHOQËRI

Artikull

Një ekspozitë në parlament paraqet Bosilegradin me ngjyra

Mërkurë, 22 Nëntor 2023, 16:22

Një ekspozitë në parlament paraqet Bosilegradin me ngjyra

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Bosilegradi me ngjyra” quhet ekspozita që u hap në Kuvendin Popullor. Në të paraqiten 40 tablo të piktorëve profesionistë nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Ukraina, si dhe pjesë e koleksionit të Shoqatës "GLAS"-Bosilegrad. Veprimtaria ka një qëllim bamirësie – të mbështesë iniciativat e ardhshme të bullgarëve nga Krahinat Perëndimore dhe të gjitha pikturat do të jenë në dispozicion për blerje.
Ekspozita u organizua nga PP-DB, Shoqata “GLAS” dhe Vatra Studentore e Kulturës “Shën Kliment Ohridski 1997” në Sofje dhe do të jetë në dispozicion deri më 29 nëntor të këtij viti.