Artikull
Big Band-i i BNR-së hap sezonin me muzikën e Andy Schofield
Enjte 23 Nëntor 2023 04:25
Enjte, 23 Nëntor 2023, 04:25
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Sonte në orën 19:00 Big Band-i i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ hap sezonin e tij të koncerteve në Studion e Parë të BNR-së në kryeqytet me muzikën origjinale të Andy Schofield. Ai është një nga muzikantët më të suksesshëm dhe më të njohur evropian të xhazit. Dirigjent do të jetë maestro Antoni Donçev. Para mikrofonit të BNR - Radio Sofja, maestro e përcaktoi Andy Schofield si princin e muzikës britanike dhe asaj botërore. “Ai ka arritur të gjejë atë rrugë gjarpëruese që lidh traditat më interesante dhe emocionuese të muzikës xhaz me muzikën e sotme dhe me atë që do të mbetet për nesër”, tha Antoni Donçev. Ai dhe Andy Schofield premtuan se do të emocionojnë dhe befasojnë publikun.
Publikoi / Publikuan: БНР екип