Enjte 23 Nëntor 2023 07:43
Enjte, 23 Nëntor 2023, 07:43
Prof. Georgi Vëllçev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Prof. Georgi Vëllçev nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i Ohrit" është rektori i ri i 57-të i universitetit më të vjetër në vend. Ai fitoi balotazhin me akademikun Nikollaj Vitanov nga Fakulteti i Fizikës. Për prof. Vëllçev votuan 198 delegatë, ndërsa për akademik Vitanov 152. Në vitin 1988, Georgi Vëllçev u diplomua në Universitetin e Sofjes me magjistraturë në degën e historisë, me një specialitet të dytë në "Filozofi". Në vitin 1998 mbrojti doktoratë në Qendrën e Studimeve Kulturore. Prej dhjetorit 2015 është zv/rektor për veprimtari akademike.
Prof. Vëllçev tha se gjatë katër viteve të mandatit të tij si rektor, Universiteti i Sofjes duhet të bëhet shumë më i dukshëm në hapësirën arsimore evropiane dhe të mbrojë prioritetet dhe identitetin kryesor të Bullgarisë.