LAJME

Artikull

Sistemi i tarifave tashmë zbulon shpejtësinë në rrugë, së shpejti do të ketë gjoba

Enjte, 23 Nëntor 2023, 08:12

Sistemi i tarifave tashmë zbulon shpejtësinë në rrugë, së shpejti do të ketë gjoba

FOTO: BNR - Burgas

Madhësia e shkronjave

Nëpërmjet softuerit të ri, kamerat e sistemit kombëtar të tarifave tani zbulojnë edhe shpejtësinë e drejtuesve të automjeteve. Tejkalimi i shpejtësisë monitorohet në qendrën e kontrollit të BG TOL nga 295 kamera, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ drejtori i BG TOL Georgi Temellkov. Sistemi është një nga më modernët në Evropë. Pritet që brenda 4 muajve të nisë gjobimi i shkelësve. Kjo do të ndodhë pas miratimit në Kuvend të një shtese në Ligjin për Qarkullimin Rrugor, për të cilën deputetët kanë dakordësi të plotë.