LAJME

Artikull

Që të jetë konkurrues Bashkimi Evropian, Bullgaria dhe Rumania duhet të jenë në Shengen

Enjte, 23 Nëntor 2023, 12:14

Bogdan Bogdanov

Bogdan Bogdanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Së bashku me biznesin dhe dhomat dypalëshe të tregtisë, sot duam të themi qartë se zhvillimi ekonomik dhe siguria e Evropës varen nga integrimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe në Eurozonë. Kështu deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë i Bullgarisë, Bogdan Bogdanov. Së bashku me kolegun rumun Stefan-Radu Oprea, ata vizituan pikën kufitare “Ura e Danubit” pranë Ruses. Të dy shpjeguan se radhët e kamionëve dhe vështirësia e kalimit të kufirit pengojnë biznesin dhe sjellin humbje të konsiderueshme. Me përfshirjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe në Eurozonë, rritja e PBB-së së tyre pritet të jetë ndërmjet 3 dhe 5%.
Ministrat po marrin pjesë në një konferencë ekonomike bullgaro-rumune që debaton humbjet për rajonin dhe investitorët nga shtyrja e hyrjes së dy vendeve në Shengen. Në mesin e pjesëmarrësve në forum është edhe ambasadorja e Austrisë në Bullgari Andrea Ikic-Böhm.