LAJME

Artikull

Fermerët po protestojnë me kërkesa për para dhe dorëheqje

Enjte, 23 Nëntor 2023, 13:11

Fermerët po protestojnë me kërkesa për para dhe dorëheqje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Fermerët dolën në protestë për shkak të situatës së vështirë në sektor, sipas fjalëve të tyre. Ata kërkojnë pagimin e dëmshpërblimeve për dëmin e shkaktuar nga importi i produkteve bujqësore ukrainase dhe dorëheqjen e ministrit të bujqësisë Kirill Vëtev, raportoi gazetarja e BNR Nadezhda Nikollova.
Për BNR, zëvendësministri i bujqësisë, Aleksandër Jocev, tha se pakënaqësia vjen nga 81 kompani që kanë arritur tavanin e ndihmës, i cili nuk mund të kalohet sipas rregullores evropiane. "Mundësitë për t'iu përgjigjur kërkesave të tilla tashmë kanë mbaruar," ishte i prerë Jocev. Sipas fjalëve të tij, synimi i ministrisë është që këto ndihma të arrijnë edhe te prodhuesit e vegjël.