Artikull
Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski" shënon festën e saj
Enjte 23 Nëntor 2023 15:16
Enjte, 23 Nëntor 2023, 15:16
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Me solemnitet të veçantë kleri i lartë i Kishës Ortodokse Bullgare kremtoi festën e Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Liturgjia e Shenjtë u kryesua nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Veliko Tërnovos Gregorij, në bashkëpunim me Mitropolitët e Kishës Ortodokse Bullgare, Kryeprifti Vlladimir Tishçuk, përfaqësues i Patrikut Rus në vendin tonë, priftiNeluc Oprja, përfaqësues i Patrikut rumun në vendin tonë, klerikët e tempullit dhe priftërinjtë e kryeqytetit.
FOTO: архив
Në këtë ditë, Kisha jonë e Shenjtë përkujton Shën Aleksandër Nevski, princin e rajonit të Novgorodit në Rusi. Ai jetoi në shekullin e trembëdhjetë dhe zhvillonte beteja të suksesshme kundër suedezëve dhe kalorësve të Urdhrit Teutonik. Fitorja e tij mbi ushtrinë suedeze në brigjet e lumit Neva i dha atij pseudonimin Nevski. Në vitin 1547 princi u kanonizua nga Kisha Ortodokse Ruse, dhe në fund të shekullit të 13-të u krijua jetëshkrimi i tij, i cili përshkruan bëmat e shenjtorit - luftëtar dhe mbrojtës të Rusisë. Princi është mbrojtësi qiellor i Perandorit Aleksandër II (Mbreti Çlirimtar) dhe i ushtrisë fitimtare ruse.
Publikoi / Publikuan: БНР екип