LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 24 nëntorin

Vranësirat dhe shirat do të shtohen

Enjte, 23 Nëntor 2023, 17:20

Parashikimi i motit për 24 nëntorin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull dhe ulje të dukshmërisë në ultësira dhe gropa. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje - 5°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°, në kryeqytet – 13°.
Do të mbajë vranësira përgjatë Detit të Zi me reshje lokale në veri. Temperatura e ajrit do të lëvizë deri në 13-15°. Temperatura e ujit të detit është 9-11°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu. Do të bjerë borë mbi 1800 metra mbi nivelin e detit. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 11°, në 2000 m - deri në 4°.

Publikoi / Publikuan: БНР екип