Artikull
Qeveria miratoi versionin përfundimtar të buxhetit për vitin 2024
Premte 24 Nëntor 2023 15:28
Premte, 24 Nëntor 2023, 15:28
Kryeministri Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria miratoi projektbuxhetin e Bullgarisë për vitin 2024 dhe parashikimin e përditësuar të buxhetit për periudhën 2024-2026. Projektligji kërkon një deficit prej 3% dhe rritje ekonomike prej 3.2%. Inflacioni mesatar vjetor i pritshëm është deri në 4.8%, ndërsa përmasa e PBB është 102.6 miliardë euro. Kryeministri Nikollaj Denkov e përshkroi buxhetin e vitit 2024 si "shumë mirë të përgatitur" dhe "të balancuar". Janë parashikuar investime për 10 miliardë euro dhe rritje të të ardhurave, duke përfshirë dhe pensionet me 11 %, tha ministri i financave Asen Vasilev. Përmasa e borxhit të ri shtetëror është ulur me 500 milionë euro dhe është tkurrur në 6.3 miliardë euro.
Publikoi / Publikuan: БНР екип