MUZIKË

Artikull

DW tregon në fokus bullgaren Vivi Vasileva

Shtunë, 25 Nëntor 2023, 08:15

DW tregon në fokus bullgaren Vivi Vasileva

FOTO: vividrums.com

Madhësia e shkronjave

Njihuni me yllin e perkusioneve - Vivi Vasileva. Kështu nis video-historia e shkurtër e Deutsche Welle-s për bullgaren 29-vjeçare, e cila në fillim të vitit u bë perkusionistja e parë me çmimin prestigjioz me emrin e kompozitorit dhe dirigjentit amerikan Leonard Burstein.
Vivi ka lindur në Gjermani, në familjen e violinistëve Petër dhe Krasimira Vasilevi dhe është motra më e vogël e violinistit virtuoz bullgar Vasko Vasilev.  Krejt e pritshme, fillimi i saj si muzikante ishte lidhur me tingullin e violinës, por kur ishte vetëm 8 vjeç, në një plazh të egër në zonën e Karaderes në bregdetin bullgar të Detit të Zi, ajo takoi të rinj, të cilët luanin në tuba dhe në çdo gjë në dorë që mund të "zbutej" nga duart e tyre. Kështu ajo u mahnit nga tingujt e instrumenteve të goditjes. Rezulton se vetëm 10% e perkusionistëve klasikë janë gra. Në video, Vivi Vasileva shpreh mirënjohjen e saj ndaj solistes së parë femre të perkusuineve në një orkestër - skocezes Evelyn Glennie, e cila, megjithë shurdhimin e saj, është një nga muzikantet më të shquara të kohës sonë dhe, në moshën 58-vjeçare, ende jep koncerte anembanë botes. Diçka që vetë Vivi Vasileva e bën që nga moshën 16-vjeçare.
“Për mua muzika është jeta”, sqaron thjesht për DW Vivi Vasileva.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva