Artikull
Një ekspozitë në kujtim të Koljo Karamfillov në Plovdiv
Dielë 26 Nëntor 2023 06:35
Dielë, 26 Nëntor 2023, 06:35
Koljo Karamfillov (1963 - 2014)
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një ekspozitë kushtuar një prej artistëve ikonë të artit bashkëkohor bullgar - Koljo Karamfillov - është hapur në galerinë "Lunion" të Plovdivit. Ajo do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 15 janar 2024 dhe i kushtohet 60-vjetorit që artisti do të festonte më 7 dhjetor të këtij viti dhe dhjetë vjetorit nga vdekja e tij më 12 janar 2014.
FOTO: FB / GalleryLUnionPlovdiv
Karamfillov është një artist i sugjerimeve plastike hapësinore dhe emocionale. Arti i tij është intim, poetik, i ngopur, duke prekur me lehtësi imazhin dhe shpirtin e njeriut.
Nëpër botët e mençura dhe filozofike të krijuara prej tij, kalon një sërë imazhesh që përsëriten - një dorë, një kokë, një lule, një zemër, një pemë, një shtëpi... Ndër to ai që dallohet më qartë është shtëpia. Rëndësia dhe fuqia e shtëpisë në jetën e njeriut, si një mesazh figurativ modern, na bën të mendojmë se kudo që të jemi, shtëpia është aty ku është zemra.
FOTO: FB / GalleryLUnionPlovdiv
Përpiloi: Vesella Krësteva
Foto: BGNES dhe FB / GalleryLUnionPlovdiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип