SHOQËRI

Artikull

Një kalendar me një kauzë

Dielë, 26 Nëntor 2023, 08:25

Një kalendar me një kauzë

FOTO: "Unë besoj dhe ndihmoj"

Madhësia e shkronjave

Zjarrfikësit bullgarë morën rolin e modeleve para objektivit të Dejan Nedjallkovit dhe krijuan "Një kalendar me një kauzë" për vitin 2024. Nisma i përket shoqatës "Unë besoj dhe ndihmoj", e cila prej tetë vitesh grumbullon fonde për blerjen e ambulancave dhe pajisjeve të specializuara të fëmijëve për departamentet e neonatologjisë në spitalet e Varnës. Nisma e bamirësisë synon gjithashtu të tërheqë vëmendjen e publikut ndaj zjarrfikësve dhe profesionit të tyre në vendin tonë. Botimi i parë i kalendarit prej 500 kopjesh u shit brenda disa ditësh dhe tani ata po planifikojnë një shtesë. Fondet do të përdoren për kauzën e kahershme të "Unë besoj dhe ndihmoj", shpjegoi për BNR Vlladislav Nikollov, kryetar i shoqatës.

FOTO: „Аз вярвам и помагам“

Ideja që zjarrfikësit aktivë të fotografohen për bamirësi në një kalendar e ka origjinën në Australi (Australian Firefighters Calendar) dhe është tashmë 30 vjeç.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Foto: "Unë besoj dhe ndihmoj"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva