Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Kontributi i Bullgarisë në luftën për Pavarësinë e Shqipërisë

Martë, 28 Nëntor 2023, 06:35

Kontributi i Bullgarisë në luftën për Pavarësinë e Shqipërisë

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Para 111 vitesh më 28 nëntor 1912 bullgarët pritën me respekt shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa një vit më vonë – më 29 korrik 1913, Pavarësia e shqiptarëve u njoh nga ndërkombëtarët me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.
Bullgaria ishte ndër shtetet e para, që vendosën marrëdhënie zyrtare me Shqipërinë dhe ka shumë fakte historike për kontributin e popullit bullgar për arritjen e pavarësisë së shqiptarëve.
Me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, e njohur gjithashtu si Dita e Flamurit, ju ftojmë të lexoni temën “Kontributi i Bullgarisë në luftën për Pavarësinë e Shqipërisë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Të dashur miq shqiptarë, Urime 28 nëntori! Gëzuar Festën e Flamurit!