LAJME

Artikull

Bullgaria lejoi një delegacion rus të fluturonte për në Shkup

Martë, 28 Nëntor 2023, 07:37

Bullgaria lejoi një delegacion rus të fluturonte për në Shkup

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ka lejuar ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov të fluturojë në hapësirën e saj ajrore, njoftoi Ministria e Jashtme e Bullgarisë. Lavrov do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Shkup nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor. Leja diplomatike e fluturimit është e përkohshme dhe është e vlefshme 3 orë para dhe 72 orë pas datës dhe orës së caktuar të fluturimit, saktësohet në notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Autorizimi i fluturimit është përfshirë në përjashtimet nga zbatimi i regjimit të sanksioneve të BE-së ndaj tij. Autorizimi i dhënë nuk zbatohet për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë gjithashtu persona të sanksionuar sipas ligjit aktual të BE-së. Mediat në Shkup theksojnë se në forum, për herë të parë pas agresionit rus në Ukrainë, do të kenë mundësi të takohen drejtpërdrejt diplomati i parë rus dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.