LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Turqia me një projekt të përbashkët për kufij të sigurt me financim evropian

Martë, 28 Nëntor 2023, 14:32

Bullgaria dhe Turqia me një projekt të përbashkët për kufij të sigurt me financim evropian

FOTO: BNR - Burgas

Madhësia e shkronjave

Bullgaria po fillon zbatimin e një projekti për përmirësimin e sigurisë në rajonin ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Turqisë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar me Turqinë INTERREG për periudhën 2021-2027. Projekti kap vlerën e më shumë se 1.7 milionë euro. Qëllimi i tij është të forcojë sistemet kombëtare për luftimin e migracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit dhe solidaritetit. Partnerë në projekt janë Drejtoritë Rajonale të Policisë në Burgas, Haskovo dhe Jamboll, si dhe rajonet turke të Edrenesë dhe Kırklareli.
Fondet në kuadër të projektit do të përdoren për blerjen e makinave jashtë rrugës dhe minibusëve dhe rreth 200 punonjës do të marrin pjesë në trajnimet e planifikuara, njoftoi korrespondentja e BNR në Burgas Daniella Kostadinova.

Publikoi / Publikuan: БНР екип