MUZIKË

Artikull

"Nëse nesër nuk ka sot"

Mërkurë, 29 Nëntor 2023, 06:40

"Nëse nesër nuk ka sot"

FOTO: FB / MiroOfficialFanpage

Madhësia e shkronjave

Dy nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop bullgare - Miro dhe Maria Ilieva - regjistruan këngën e tyre të parë së bashku, të titulluar "Nëse nesër nuk ka sot". Të dy thonë se krijimi i saj ka ndodhur krejt natyrshëm dhe në vetëm pak ditë. Dëshira e tyre është që nëpërmjet muzikës t'u drejtohen me dashuri dhe mirënjohje njerëzve të tyre të dashur.
Ata e kanë krijuar muzikën dhe tekstin së bashku, ndërsa për aranzhimin e versionit audio kanë punuar me Georgi Strezov.
"Gjithmonë kam dashur të punoj me Miron, sepse e admiroj talentin, energjinë dhe ndjenjën e tij për botën. Dhe jam pafundësisht e lumtur që më në fund kjo ndodhi në këtë mënyrë magjike", thotë Maria Ilieva.
Videoja me regji të Nikollaj Pavllov bazohet në idenë e Miros dhe tregon historinë e dashurisë së pashuar të ndërthurur në dy hapësira kohore.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип