Artikull
Një hartë digjitale paraqet trashëgiminë etnografike të Bullgarisë
Enjte 30 Nëntor 2023 04:40
Enjte, 30 Nëntor 2023, 04:40
FOTO: iefem.bas.bg
Madhësia e shkronjave
Në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje, sot nga ora 17:00 do të demonstrohet një hartë digjitale interaktive e Bullgarisë, e cila do të prezantojë trashëgiminë kulturore të luajtshme dhe jomateriale të vendit në mënyrë komplekse dhe sipas rajoneve. Vizitorët mund të shohin vizatime, fotografi dhe përshkrime të kostumeve popullore, shembuj arkitekturor, zanate tipike popullore dhe elemente të ciklit ritual festiv në fshatra të ndryshëm në mbarë vendin.
Harta digjitale, e bërë sipas një projekti evropian, tregon artefaktet e mbledhura gjatë dekadave nga koleksionet e Muzeut Etnografik Kombëtar.
Publikoi / Publikuan: БНР екип