Artikull
Për shkak të zëdhënëses së tij, Lavrov e anashkaloi Bullgarinë
Enjte 30 Nëntor 2023 07:04
Enjte, 30 Nëntor 2023, 07:04
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Avioni me ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov anashkaloi Bullgarinë. Për të shkuar në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), delegacioni rus fluturoi 5 orë dhe e zgjati rrugën e tij me afro 4000 km, duke kaluar mbi Turqinë dhe Greqinë, njoftoi Agjencia TASS, cituar nga BTA. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, shkroi në Telegram se ishte "marrëzi e rrezikshme" vendimi i autoriteteve bullgare të refuzojnë kalimin përmes hapësirës ajrore bullgare nëse ajo është në bord. Zaharova akuzoi Sofjen për shkelje të Konventës së Çikagos të vitit 1944 për Trafikun Ajror duke zbatuar, sipas saj, sanksione të paligjshme të BE-së ndaj saj. Delegacioni rus nuk mori pjesë në darkën e punës së delegacioneve para takimit të OSBE-së. Llavrov nuk do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Antëni Blinken, i cili u nis për një vizitë në Izrael, njoftoi BGNES.
Ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, e cila ndodhet në Shkup, nuk planifikon të takohet me Llavrovin. "Llavrov duhet t'i thotë zotërisë së tij se Evropa dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara kundër agresionit të paligjshëm të Rusisë", tha përfaqësuesi suprem i BE-së për punët e jashtme dhe sigurinë Zhosep Borel në një konferencë për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitër Kovaçevski në Shkup. Borel theksoi se takimi i OSBE-së është një mundësi e mirë që ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov të dëgjojë pse Rusia është dënuar dhe izoluar.
Publikoi / Publikuan: БНР екип