SPORT

Artikull

Kombëtarja bullgare e skive kërkon garues ndër bullgarët jashtë shtetit

Enjte, 30 Nëntor 2023, 12:45

Kombëtarja bullgare e skive kërkon garues ndër bullgarët jashtë shtetit

FOTO: Instagram /Anina Curbrigen

Madhësia e shkronjave

Skiatorja e disiplinave alpine Anina Curbrigen do të garojë për Bullgarinë nga ky sezon, njoftoi Federata Bullgare e Skive. Curbrigen, nëna e së cilës është bullgare, lindi në Zvicër. Ajo përfundoi e para në sllallom në Kampionatin Shtetëror në prill në Bansko. Në një video-mesazh në bullgarisht, atletja 20-vjeçare shprehu shpresën se së shpejti do të përfshihet në startet e Kupës së Botës.
"Federata Bullgare po punon mirë dhe ka një interes serioz ndaj bullgarëve që jetojnë jashtë dhe sportistëve nga martesat e përziera të regjistrohen dhe të garojnë për Bullgarinë. Bëhet fjalë për vende nga Evropa, SHBA, Kanada", tha nënkryetari i Federatës Bullgare të Skive Georgi Bobev.
Italiania e natyralizuar Luisa Bertani garon për Bullgarinë në ski alpin për femra që nga sezoni i kaluar.

Publikoi / Publikuan: БНР екип