LAJME

Artikull

Komisioneri evropian Paolo Xhentiloni konfirmoi në Sofje mbështetjen për hyrjen e Bullgarisë në Shengen

Enjte, 30 Nëntor 2023, 14:07

Paolo Xhentiloni dhe Nikollaj Denkov

Paolo Xhentiloni dhe Nikollaj Denkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një takim me kryeministrin Nikollaj Denkov në Sofje, komisioneri ekonomik evropian Paolo Xhentiloni shprehu mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen, si dhe për përpjekjet për përmbushjen e kritereve për Eurozonën. Komisioneri evropian ndodhet në një vizitë dy-ditore në Bullgari për të diskutuar me autoritetet bullgare perspektivat ekonomike të BE-së dhe Bullgarisë në prag të vitit 2024. Në takimin e tyre në Këshillin e Ministrave, Xhentiloni dhe Denkov diskutuan reformën gjyqësore në Bullgari, luftën kundër korrupsionit dhe dekarbonizimin - tema që janë kyçe për zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së Bullgarisë. Kryeministri theksoi se kabineti po vepron në sinkron të plotë me pritshmëritë e Komisionit Evropian dhe në javët në vijim parlamenti do të marrë vendime të rëndësishme për këto çështje.