Artikull
Bullgarët nga Târgoviște e Rumanisë festuan 172 vjetorin e vendosjes së tyre në këto troje
Enjte 30 Nëntor 2023 15:23
Enjte, 30 Nëntor 2023, 15:23
FOTO: Facebook/zaedno.ro
Madhësia e shkronjave
Bullgarët nga “Matei Voivoda” – lagja e bullgarëve etnikë në qytetin rumun Târgoviște, sot festojnë 172 vjetorin e vendosjes së tyre atje, transmeton BTA. Mysafirë specialë në këtë aktivitet ishin ambasadori i Bullgarisë në Rumani Radko Vllajkov, deputeti nga pakica bullgare në parlamentin rumun Georgi Nakov dhe kryetari i Bashkisë së Târgoviște-s Christian Stan. Në një shërbesë në kishën “Shën Nifon”, ndërtuar me fonde bullgare, lutja “Ati ynë” u tha në gjuhën bullgare. “Në këtë ditë 172 vjet më parë iu dha leja 57 familjeve bullgare të vendosen këtu dhe të krijojnë një lagje të tyre”, theksoi në fjalën e tij Radko Vllajkov. Pas shërbesës u vendosën lule në monumentin e bullgarëve të parë që u vendosën në këto troje dhe në monumentin e ushtarëve rumunë me origjinë bullgare nga lagja "Matei Voivoda".
Në Shtëpinë e Kulturës në lagjen bullgare, ansamblet e organizatave të bullgarëve nga Târgoviște, Băleni, Izvoarele dhe Vinga mbajtën një koncert folklorik. Sot në qytetin rumun të Târgoviște-s jetojnë rreth 700 bullgarë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип