Premte 1 Dhjetor 2023 04:15
Premte, 1 Dhjetor 2023, 04:15
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Bullgaria shënon Ditën Botërore të SIDA-s me një sërë iniciativash. Dita shënohet që nga viti 1988 me iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim që të përqendrohet vëmendja e shoqërisë në përhapjen e sëmundjes, si dhe për të luftuar paragjykimet ndaj bartësve të virusit.
Nga fillimi i këtij viti në Bullgari janë konstatuar 228 persona të rinj HIV seropozitiv, ndërsa për periudhën 1986 – 24 nëntor 2023 personat e regjistruar në Bullgari me HIV janë gjithsej 4276. Po vazhdon tendenca që numri i meshkujve të sapo regjistruar të jetë shumë herë më i madh se ai i femrave të infektuara. 90.8% e të saporegjistruarve janë infektuar seksualisht. Shumica e të infektuarve rishtazi me HIV janë kryesisht në qytetet e mëdha - Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, raportoi Inspektorati Shëndetësor Rajonal-Kjustendill.
Publikoi / Publikuan: БНР екип