MUZIKË

Artikull

Me këngën "Marr frymë" Dara Ekimova nis punën për një album të ri

Premte, 1 Dhjetor 2023, 06:20

Me këngën "Marr frymë" Dara Ekimova nis punën për një album të ri

FOTO: YouTube /Dara Ekimova

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja e re Dara Ekimova pak kohë më parë prezantoi këngën e parë për albumin e saj të ardhshëm. Këngën e titulluar "Marr frymë" ajo e krijoi në bashkëpunim me producentin rumun Cristian Pistol (Mr. Gun).
Kënga mbart një mesazh të veçantë dhe jo rastësisht u prezantua në javën e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. Këngëtarja ua kushton "Marr frymë" të gjithë atyre që luftojnë me dëshirën për t'u vetëshkatërruar. Sipas saj, fjalët dhe muzika mund të jenë një mjet i fuqishëm shprehjeje dhe mbështetje në kohë të vështira.
Në rrjetet sociale, Dara Ekimova shkroi: "Ju jeni të gjithë të çmuar, të dashur dhe të shtrenjtë. Ne të gjithë zhvillojmë beteja. Mos harroni pasionin tuaj. Kur ndihem më e pashpresa, kthehem tek ato që më shtyn në jetë."
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova