Artikull
Presidenti ukrainas i kërkoi Bullgarisë më shumë raketa dhe predha
Premte 1 Dhjetor 2023 08:29
Premte, 1 Dhjetor 2023, 08:29
FOTO: MS/BTA
Madhësia e shkronjave
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski bisedoi në telefon me kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov, shkruan në profilin e Zelenskit në rrjetin “X”. Të dy diskutuan nevojat aktuale të mbrojtjes të Ukrainës, veçanërisht në drejtim të forcimit të forcës ajrore dhe artilerisë së saj. Zelenski falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe ftoi Sofjen që të dërgojë përfaqësuesin e saj në raundin tjetër të negociatave për Formulën e Paqes. “Kur isha në Zaporizhie, fola me kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov dhe e falënderova për fjalimin e tij të fortë në Parlamentin Evropian, si dhe për mbështetjen e qeverisë së tij për Ukrainën”, shkroi kreu i shtetit ukrainas.