LAJME

Artikull

Presidenti Rumen Radev hapi pavijonin bullgar në COP28

Premte, 1 Dhjetor 2023, 16:31

Presidenti Rumen Radev hapi pavijonin bullgar në COP28

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sot Presidenti Rumen Radev hapi solemnisht pavijonin bullgar në Konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike COP28 në Dubai, njoftoi BTA. Mes të pranishmëve në hapjen e pavijonit të parë të vendit tonë në historinë e forumit ishin Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Maroš Šefčovič dhe të tjerë. Radev shprehu kënaqësinë për mundësinë që Bullgaria të prezantojë projektet dhe teknologjitë e saj kryesore, si dhe shpreson se pavijoni do të shërbejë si një vend i përbashkët për shkëmbime intensive ndërkombëtare. Ai theksoi se vendi ynë është i përfshirë aktivisht në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Më 2 dhjetor, presidenti bullgar, i cili përfaqëson Bullgarinë në Samitin e Klimës, do të mbajë një fjalim kombëtar në forum.