Shtunë 2 Dhjetor 2023 04:10
Shtunë, 2 Dhjetor 2023, 04:10
FOTO: Bulgaria Wants You
Madhësia e shkronjave
Forumi më i madh i karrierës për bullgarët brenda dhe jashtë vendit - "Karriera dhe jeta - pse në Bullgari?" do të hapet sot, 2 dhjetor, në Varna nga kryetari i bashkisë së qytetit, Bllagomir Kocev. Veprimtaria, e cila është pjesë e platformës për karrierë dhe jetë në Bullgari "Bulgaria Wants You", do të mbahet në Pallatin e Kulturës dhe Sporteve në kryeqytetin tonë detar. Mbi 30 stenda karriere do të ofrojnë vende pune të hapura në rajon, duke përfshirë edhe në Bashkinë e Varnës. Folësit në forum do të ndajnë historitë e tyre të suksesit.
Forumi i radhës nën iniciativën "Bulgaria Wants You " do të zhvillohet më 24 mars 2024 në Berlin.
Publikoi / Publikuan: БНР екип