Artikull
Zyrë në autobus dykatësh? Një sipërmarrës bullgar e bën të mundur idenë për çdo pikë të BE-së
Shtunë 2 Dhjetor 2023 07:10
Shtunë, 2 Dhjetor 2023, 07:10
Madhësia e shkronjave
Tre vjet pasi Covid-19 na vërtetoi se zyra e punës mund të mos jetë saktësisht një vend fiks, një alternativë e saj janë të ashtuquajturat hapësira të përbashkëta zyre. Ato po bëhen gjithnjë e më të preferuara kryesisht për shkak të lirisë që ofrojnë dhe mundësisë së punës me kohë të plotë nga çdo pikë e vendit.
Megjithatë, një sipërmarrës bullgar gjeti një mundësi për të bërë diçka ndryshe – zyrën e parë me rrota. Po, e keni lexuar mirë, sepse hapësira e përbashkët ndodhet në një autobus të vjetër të transportit publik të kryeqytetit gjerman, Berlin. Ai nuk mund të transportojë pasagjerë, por pasi porositet nga klientët, pronari e çon në vendin e dëshiruar ku njerëzit duan të punojnë. Është e mundur të udhëtojë në çdo pikë të Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian dhe të përdoret për një periudhë të pacaktuar kohore.
Autobusi dykatësh ka hapësirë për 30 persona. Në katin e parë ka tavolina, madje edhe për qëndrim në këmbë, të cilat mund të përdoren edhe nga personat me karrige me rrota sepse ka edhe një rampë. Hapësira në katin e dytë të zyrës alternative ofron mundësi për takime apo organizime të ndryshme.
Lexoni më tepër:
Foto: Arkiva personale
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип