Artikull
"Sofia Quartet" zbulon magjinë e muzikës klasike për fëmijë
Dielë 3 Dhjetor 2023 06:55
Dielë, 3 Dhjetor 2023, 06:55
Foto: FB / Sofia Quartet
Madhësia e shkronjave
Kuarteti më i vjetër i harqeve të Filarmonisë së Sofjes - "Sofia Quartet" - sërish i drejtohet audiencëssë fëmijëve. Këtë herë me dëshirën për t'i prezantuar me kompozitorët emblematikë të shekullit të 20-të.
Në kuadër të projektit "Koncerte me kod veshjeje për fëmijë: Dixhital", të vegjlit do të mësojnë më shumë për jetën e personaliteteve si Dmitri Shostakovich, Maurice Ravel, Claude Debussy, Sergei Prokofiev dhe Igor Stravinsky. Në videot e mëparshme, muzikantët flasin për jetën dhe veprën e Johannes Brahms, Joseph Haydn, Alexander Borodin, Pyotr Ilyich Tchaikovsky, Robert Schumann, Antonin Dvořák.
Nëpërmjet këtij projekti, i cili realizohet me mbështetjen e programit "Kulturë" të Bashkisë së kryeqyteit, muzikantët kontribuojnë në edukimin e hershëm muzikor në Bullgari.
Projekti fillon në vitin 2018 në formën e eventeve të hapura me akses falas për fëmijët dhe prindërit. Nga viti 2021, “Koncertet me kod veshjeje” zhvillohen online.
Foto: FB/Sofia Quartet
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип