MUZIKË

Artikull

"Indiferent" - kënga e re e grupit “Innerglow”

Hënë, 4 Dhjetor 2023, 06:40

"Indiferent" - kënga e re e grupit “Innerglow”

FOTO: Facebook /InnerglowBand

Madhësia e shkronjave

Disa ditë pas debutimit në skenën e Londrës, “Innerglow” prezantoi këngën e tyre më të fundit “Indiferent”. Pas këngës së tyre të suksesshme "Shenja", kjo është kënga e dytë e grupit me tekst në bullgarisht.
"Indiferent" lindi akoma në verë, por që pas kthimit të tyre nga Londra, muzikantët u fokusuan tërësisht në projektin e ri - përfundimin e këngës dhe realizimin e videos.
Për herë të parë ata e interpretuan këngën “Indiferent” live para publikut në koncertin e tyre në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/, me të cilin djemtë përfunduan ciklin veror të performancave.

FOTO: FB /InnerglowBand

Sipas frontmenit të grupit Todor Kovaçev, është një sfidë të bësh këngë si në bullgarisht ashtu edhe në anglisht. Por ata e kanë bindur veten se audienca e pranon shumë natyrshëm edhe ndryshimin e gjuhëve, edhe kombinimin e stileve.
Në këngën "Indiferent" teksti dhe muzika bashkohen vërtet organikisht për të përcjellë mesazhet në mënyrën më ndikuese. Dhe ato janë të rëndësishme dhe reflektojnë tek secili prej nesh. Todor Kovaçev tha:
"Kjo është një këngë për indiferencën, për ikjen nga emocionet e vërteta, nga ndjesitë e vërteta. Por mendoj se në muzikën tonë ka gjithmonë njëfarë optimizmi. Shumë njerëz na thanë se e kanë parë veten në tekst, na thanë - "Kështu ndihem tani!", që për mua është një nga komplimentet më të mëdha. "
Foto: Facebook /InnerglowBand
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип