MUZIKË

Artikull

Në Studion e Parë të BNR-së do të dëgjohet muzikë vokale е vjetër

Mërkurë, 6 Dhjetor 2023, 04:05

Në Studion e Parë të BNR-së do të dëgjohet muzikë vokale е vjetër

FOTO: FB / DAI MONTI VERDI

Madhësia e shkronjave

Ansambli vokal Cantanti DAI MONTI VERDI do të interpretojë mbrëmjen e sotme në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare muzikë arkaike nga artistë franko-flamandë, spanjollë dhe sllavo-lindorë. Koncerti i tij “De este a oeste” ("Nga Lindja deri në Perëndim") është përzgjedhur për të qenë pjesë e Ditës së Muzikës së Krishtlindjeve të Euroradio dhe do të luhet më 17 dhjetor për dëgjuesit në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi.
Cantanti DAI MONTI VERDI u themelua në vitin 2017 nga Severin Vasilev dhe kryen vepra kryesisht të shekujve 16 dhe 17. Ansambli, i cili përfshin muzikantë profesionistë me interpretime të shumta solo, dhome dhe korale, bashkëpunon me interpretues të shquar në fushën e muzikës arkaike brenda dhe jashtë vendit.