Artikull
Parashikimi i motit për 8 dhjetorin 2023
Mot i vranët me reshje në pakësim
Enjte 7 Dhjetor 2023 16:29
Enjte, 7 Dhjetor 2023, 16:29
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje minus 1°. Gjatë ditës reshjet do të ndalojnë nga perëndimi, në disa vende reshjet e shiut do të përzihen me borë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6°, në kryeqytet deri në 3°.
Në Detin e Zi do të mbajë vranësira dhe reshje shiu, vende-vende reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat e ajrit do të jenë 2-6°. Uji i detit është 9-11°.
Në male do të mbajë vranësira, reshjet kryesisht të dëborës do të ndalen deri në mbrëmje. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 1°, në 2000 m deri në minus 5°.
Të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të pësojnë rënie, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë me një ose dy gradë më të larta.
Publikoi / Publikuan: БНР екип