KULTURË

Artikull

Rembrandt si frymëzim për studentët në Universitetin e Ri Bullgar

Dielë, 10 Dhjetor 2023, 07:30

Foto: FB / UniArt Gallery

Foto: FB / UniArt Gallery

Madhësia e shkronjave

Nga data 12 dhjetor deri më 15 shkurt 2024, galeria "UniArt" e kryeqytetit prezanton ekspozitën "Në pasqyrën e Rembrandtit", me riprodhime cilësore të heliogravurave të artistit të famshëm, njoftoi Universiteti i Ri Bullgar. Në ekspozitë marrin pjesë me interpretimet e tyre, bazuar në gravurat e Rembrandtit, studentë nga Departamenti i Arteve të Bukura të institucionit të arsimit të lartë.
Hapja zyrtare është më 18 dhjetor, kur do të prezantohen për herë të parë dy poezi për Rembrandtin nga Joseph Brodsky dhe Elizabeth Jennings, të përkthyera nga Dr. Borjana Kacarska (poete dhe përkthyese) dhe Prof. Aleksandër Shurbanov (nga Universiteti i Sofjes).
Studentët e katedrës "Teatri" do të performojnë me një dramatizim, ndërsa Prof. Javor Konov do të prezantojë imazhe muzikore nga epoka e artistit. Studentët e Departamentit të Medias dhe Komunikimit do të prezantojnë projektin e tyre kërkimor “Rembrandt në hapësirën dixhitale”, të realizuar nën drejtimin e Justine Toms, specialiste e mediave dhe marketingut online.
FB / UniArt Gallery
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello